Lajme
Gazetarja e Russia Today jep dorëheqje: Gjyshërit tanë nuk luftuan për këtë
Demokracia
16:45 | 04 Mars 2022

Share:

Maria Baronova, gazetare e televizionit pro-Putin, Russia Today, ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj presidentit Vladimir Putin dhe pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi media Znak, transmeton Demokracia.com.

Ajo tha se nuk kishte asgjë për të folur me ata që mbështesin pushtimin.

Në një postim, ajo e përshkroi qeverinë e Putinit si totalitare, e cila i ktheu jetët ruse në ferr të pafund.

“Gjyshërit tanë nuk luftuan për këtë. Ata tani janë tradhtuar”, tha Baroni.

Ana Bjelkina, zv/kryeredaktore e RT foli për dorëheqjen e saj: “Znj. Baronova drejtonte vetëm një nga shërbimet në gjuhën ruse të RT”.

Kjo nuk është hera e parë që Baronova shpreh qëndrime kundër Putinit dhe regjimit të tij. Dhjetë vjet më parë, ajo mori pjesë në protesta antiqeveritare, tha gazetarja ruso-amerikane Masha Gessen.

New Yorker në vitin 2019 shkroi se Baroni u akuzua për nxitje të trazirave masive në qershor 2012, pasi një nga një duzinë njerëzish që Kremlini vendosi të ndëshkonte “për të trembur njerëzit që të mos protestojnë më”. /Demokracia.com/

Të ngjashme