Lajme
Gazetarja e njohur shqiptare uron për liberalizimin e vizave: I mbetet historisë me i ba drejtësi atyre që e sollën përnjëmend lirinë e Kosovës
Demokracia
16:12 | 18 Prill 2023

Share:

Gazetarja e njohur shqiptare Sonila Meço ka uruar shqiptarët e Kosovës pasi Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave. 

Ajo ka thënë se tash i mbetet historisë që të bëjë drejtësi për çlirimtarët, duke aluduar në ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Ma n’fund! Kosova e fitoi liberalizimin e vizave. Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës lëvizin të lirë në Evropë. Izolimi mori fund, përjashtimit të gjatë nga liria e merituar i erdh ora e skadimit.
Tash i mbetet historisë me rezistu si zonjë e randë e me i ba drejtësi atyre, që e sollën përnjimend lirinë e Kosovës, në çdo formë dhe të tashmes me guxu ta përdorë mençurisht e me dashni.
Urime loçka jeme, e din ti sa të du.”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme