Sport
Gazetari zviceran kritikon Xhakën e  Shaqirin për imazhet që po i sjellin në kombëtare
Demokracia
13:33 | 15 Qershor 2021

Share:

Dyshja kosovare te Zvicra,  Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, cilësohen si futbollistët kryesor të skuadrës por ata vazhdojnë të jenë në qendër të kritikave për çfarëdo gjesti që bëjnë.

Kryeredaktori i sportit i gazetës së famshme zvicerane “Blick”, Andrea Boni, i kritikoi ata për paraqitjet e tyre, duke filluar nga vetura luksoze e Xherdan Shaqirit e deri tek lyerja e flokëve nga Granit Xhaka.

“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët. Ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”.

Në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, Zvicra ka barazuar me Uellsin 1:1. /Demokracia.com

Të ngjashme