Gazetari sportiv Driton Latifi në emsionin “Dueli Sportiv” ka folur për incidentin mes presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu.
Gazeta ‘Metro’ të shtunën raportoi se dy drejtuesit e FFK-së janë përleshur fizikisht.
Latifi deklaroi se sipas burimeve të tij, nuk ka pasur grushta dhe ballafaqim fizik.
“Të enjtën ka pasur debat në FFK mes tyre për një çështje të parëndësishme në lidhje për një transferim. Ka qenë një debat i përshkallëzim për diçka banale, por nga tri burime të ndryshme më është thënë se nuk ka pasur konflikt fizik. Situata e brishtë që ekziston në FFK e ka bërë atë të jetë cak i lehtë për sulme” deklaroi Latifi.
Lajmin për përleshje fizike e ka demantuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës duke lëshuar komunikatë të përbashkët nga Agim Ademi dhe Eroll Salihu. /Demokracia.com