Lajme
Gazetari serb publikon fotografinë e Vuçiqit duke vajtuar në funeralin e Millosheviqit
Demokracia
15:25 | 14 Mars 2021

Share:

Gazetari serb, Zoran Kushovac ka publikuar një fotografi të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në funeralin e Sllobodan Millosheviq.

Gazetari serb, Zoran Kushovac, korrespodent i Al Jazeera-s, përmes rrjetit social Twitter, ka publikuar një fotografi ku shihet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kokë teposhtë, pranë trupit të pajetë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, raporton Demokracia.com.

Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar më 12 shkurt të vitit 2002 dhe ka zgjatur deri më 25 shkurt të vitit 2004. Megjithatë, gjykimi kundër tij për krime në Kosovë, Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë, është ndërprerë disa herë për shkak se deklaronte se nuk ndjehej mirë me shëndet.

Më 11 mars, Sllobodan Millosheviq u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë. /Demorkacia.com/

Image

Të ngjashme