Lajme
Gazetari rus vendos në ankand Çmimin e tij Nobel
Demokracia
13:43 | 22 Mars 2022

Share:

Gazeta e pavarur ruse Novaya do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj Dmitry Muratov në ndihmë të refugjatëve ukrainas.

Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit, Muratov tha se fëmijët e plagosur dhe të sëmurë që kërkonin trajtim urgjent e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.

Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për Paqen tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi.

Kryeredaktori theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.

Të ardhurat nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të sigurojë ndihma për ukrainasit që largohen nga lufta. Më shumë se 3.5 milionë refugjatë kanë ikur tani nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

Të ngjashme