Kombëtarja e Kosovës dhe Qipro do të përballen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova dhe Qipro zhvillojnë ndeshjen vendimtare në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan Demokracia.com.
Gazetari qipriot, Thomas Frantzis që ka udhëtuar me kombëtaren e Qipros në Prishtinë, ka folur për mediumin “Kerkida.net”, medium në të cilin është edhe drejtor.
“Kosova është një ekip i fortë, nuk mund të nënvlerësohet. Si emër mendohet se do të takohet me një kundërshtar të lehtë por nuk është kështu. Ajo përbëhet nga lojtarë që luajnë jashtë vendit, në ekipe të forta. Ata luajnë në shtëpi, edhe ata kanë një audiencë duhet të merren parasysh”, ka thënë ai, transmeton Demokracia.com.
“Kosova do të jetë brenda mundësive tona nëse bëjmë një paraqitje vërtet të mirë dhe nëse nikoqirët nuk kanë një paraqitje të mirë”, shtoi ai.
Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë./Demokracia.com/