Gazetari dhe profesori norvegjez, Kenneth Andresen ka publikuar një fotografi të njërit prej helikopterëve të KFOR-it, pak kohë pasi kishte përfunduar lufta.
Siç e përshkruan ai në profilin zyrtar të rrjetit social “Twitter”, KFOR-i atëbotë sillte material ndërtimor, që parashihej për rinovimin e shtëpive që kishin pësuar.
Kosovo, December 1999. KFOR helicopter carrying building materials for houses being reconstructed after the war.
Photo: KFOR pic.twitter.com/0XpKRHkD2N
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) December 19, 2022
“Kosovë, dhjetor 1999. Helikopterët e KFOR-it duke bartur material ndërtimor për shtëpitë që po rinovoheshin pas luftës”, ka shkruar Andresen.
Ndryshe, Andresen e ka përcjellë gjatë luftën e fundit në vendin tonë, teksa shumë fotografi që qarkullojnë mbajnë firmën e tij.