Lajme
Gazetari nga Shqipëria e quan “të pakuptimtë” postimin e Osmanit për familjen Jashari
Demokracia
12:51 | 05 Mars 2023

Share:

Gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani, e ka vlerësuar si të patetik një postim të bërë nga presidentja Vjosa Osmani në lidhje me familjen Jashari.

“Gjaku i tyre i njomë”- thotë, a thua ti ka edhe gjak të thatë… Fjala “njomë” përdoret në dy raste 1)për të treguar përbërje lëngu në lendën për të cilën flitet ose, 2) në mënyrë metaforike për të theksuar moshën e re të kryefjalës.” – ka shkruar z. Mulosmani.

Në fotografinë e postuar nga znj. Osmani ishte një fotografi me fëmijët dhe të rinjtë e familjes Jashari, çka edhe mund ta ketë nxitur presidenten ta përdorte një metaforë të tillë.

Një gjë të tillë e vë re edhe Mulosmani, por që thotë se e ka shkruar “rromapërtoma…”

“Gjynah që dikush nuk kujdeset për raste të tilla,” – ka thënë tutje ai.

Të ngjashme