Lajme
Gazetari nga Presheva: Serbia i ndaloi edhe serbët që janë pjesë e FSK-së
Demokracia
18:57 | 17 Prill 2024

Share:

Agon Islami, gazetar nga Presheva, ka folur për problemet që janë duke i hasur shqiptarët e Luginës nga mbrëmë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro Kosovës për të kaluar në një hap tjetër për anëtarësim.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se policia serbe në pikat kufitare me Kosovën i ka ndaluar edhe i ka marrë në pyetje edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Si rezultat i vendimit të mbrëmshëm që nga sot ka filluar ndalimi i qytetarëve shqiptarë në dalje me Serbi, respektivisht në hyrje me Kosovën, ku janë ndaluar dhjetëra qytetarë shqiptar dhe disa prej tyre janë intervistuar. Pra, bëhet fjalë për shqiptarët e Luginës së Preshevës që kanë bërë një hyrje nga shtetet fqinje apo së fundi e kanë frekuentuar edhe Evropën”.

“Disa nga të ndaluarit janë edhe qytetarë të komunitetit serbë që sipas burimeve jo zyrtare kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata janë mbajtur deri në ora 16:00 të gjithë pa ndonjë arsye janë liruar me një vendim të përgjithshëm”, ka thënë Islami. /Klankosova.tv

Të ngjashme