Lajme
Gazetari nga Maqedonia e Veriut tregon planin e Zaevit për qeveri pa partitë shqiptare
Demokracia
09:18 | 09 Janar 2023

Share:

Gazetari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri, ka treguar se çfarë plani ka Zoran Zaevi për Qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se Zaevi kërkon qeveri LSDM-VMRO për tetë vite rresht dhe pa paritë shqiptarë në qeveri.

“Qëllimi: ndryshimet kushtetuese, amnisti për të gjithë funksionarët e korruptuar të dy partive maqedonase dhe defaktorizim të shqiptarëve. Kryeministri Kovaçevski refuzon”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Heshtet “futja” e Alenancës në Qeveri!

Zaevi kërkon Qeveri LSDM-VMRO për 8 vite rresht, pa BDI-në e me ndonjë parti kukëll të vogël shqiptare. Qëllimi: ndryshimet kushtetuese, amnisti për të gjithë funksionarët e korruptuar të dy partive maqedonase dhe defaktorizim të shqiptarëve. Kryeministri Kovaçevski refuzon.

Ndaj kësaj reagon Edi Rama duke ftuar urgjent në Tiranë liderët e partive shqiptare.

“Grupi i Zjarrit” fillon fushatë në Studeniçan dhe i çon selame Ali Ahmetit.

Ali Ahmeti përgjigjet duke “pi duhon” dhe këndon “Keq o Hysenin”!

Të ngjashme