Lajme
Gazetari nga Laçiqi i Kamenicës me qëndrim në Zvicër zbulon se Lajçak po sillet si lobist serb
Demokracia
21:27 | 24 Gusht 2022

Share:

Gazetari shqiptar në Zvicër, Enver Robelli, ka akuzuar rëndë të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili sot ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Robelli ka thënë se Lajçak po sillet si lobist i Beogradit, i maskuar si “ndërmjetësues i BE-së”.

“Mirosllav Lajçak po sillet si lobist i Beogradit, por i maskuar si “ndërmjetësues i BE-së”. Si i tillë ai paraqet rrezik serioz për shtetësinë e Kosovës. I gjithë spektri politik i Kosovës duhet të dalë me një qëndrim unik kundër tendencave të tij, të cilat në thelb synojnë trajtimin e Kosovës si “shtet palestinez””, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Robellit, propozimet e tij, hap pas hapi, shkojnë drejt themelimit të një “minirepublike serbe” brenda Kosovës, që sipas tij, do të ishte një bombë e kurdisur.

Të ngjashme