Lajme
Gazetari nga Bujanovci konfirmon se mbi 300 qytetarë nga Kosovë kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-Covid
Demokracia
11:48 | 22 Janar 2021

Share:

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një numër të madh të qytetarëve serbë të Kosovës që kanë shkuar në Serbi për tu vaksinuar me vaksinën anti-covid.

Demokracia.com ka biseduar me gazetarin Sevdail Hyseni, i cili raporton nga Bujanovci se sipas mediave lokale serbe, vaksinimi masiv ka filluar dje për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë, e që kësaj ftese u janë përgjigjur edhe serbët që jetojnë në Kosovë dhe që nga dje kanë shkuar mbi 300 persona atje.

”Sipas mediave lokale serbe, vaksinimi masiv ka filluar dje për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë. Kësaj ftese iu janë pergjigjur edhe serbët që jetojnë në rrethin e Anamoravës: Gjilan, Ranillug, Kamenicë, të cilët dje kanë ardhur të organizuar me autobusë që janë nën pronesi të shqiptarëve. Në mesin e këtyre qytetarëve ka edhe shqiptarë nga Komuna e Bujanocit që jetojnë në Gjilan (Persona që kanë ende dokumente të Sebisë). Nga dje është marr vesh që kanë ardhur rreth dhjetë autobusë, me mbi 300 persona”-thotë Hyseni për Demokracia.com

Hyseni bën të ditur se vaksinat që janë duke u përdorur nga qytetarët atje janë nga ato Pfizer dhe vaksinat nga Kina që kanë mbrritur javën e kaluar në Serbia dhe se drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, dr. Daliborka Pavlovic ka konfirmuar se vaksinimi do të zhvillohet për tri ditë radhazi për qytetarët e Kosovës.

”Për momentin janë duke u përdorur dy llojet e vaksinave në Serbi, ato Pfizer dhe ato nga Kina që kanë mbrritur javës së kaluar në Serbi. Sipas drejtoreshës së Shtepisë së Shendetit në Bujanoc, dr. Daliborka Pavlovic, bëhet e ditur se vaksinimi do të zhvillohet tri dite radhazi për qytetarët e Kosovës, dhe se këta të fundit kanë krijuar vetëm hapësira për vaksinim, ndërsa përgjegjës janë koordinatorët e këtij aksioni”- thotë Hyseni./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme