Sport
Gazetari italian thotë se u kërcënua me vdekje nga tifozët e Interit, arsyeja është tejet e çuditshme
Demokracia
14:17 | 12 Maj 2022

Share:

Ivan Perisiq ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e Interit ndaj Juventusit, ku kroati shënoi dy gola në suksesin zikaltër në finalen e Kupës së Italisë me rezultatin 2-4 në stadiumin “Olimpico”.

Pasi u pyet nga gazetari i “Mediaset”, Marco Barzaghi, i cili njihet edhe si tifoz i Interit për çështjen e rinovimit, ku Perisiq ishte i pakënaqur sesi klubi zikaltër po sillej për kontratën e re, gazetari ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” duke thënë se ka marrë kërcënime me vdekje.

“Kërcënime me vdekje dhe sëmundjet nga më të këqijat se pyeta Perisiq nëse ai do të rinovojë.. rrjetet sociale gjithnjë e më toksike!”, shkroi gazetari, Marco Barzaghi në rrjetin social./Demokracia.com/

Të ngjashme