Lajme
Gazetari i vetëm ndërkombëtar që raportoi ofensivën serbe: Prekazi alarmoi botën
Demokracia
22:10 | 06 Mars 2023

Share:

Vaughan Smith, gazetar i BBC-së në një rrëfim ekskluziv për Politiko në Kanal10 ka treguar në detaje momente nga raportimet e para për sulmin ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Smith i cili ishte edhe gazetari i vetëm ndërkombëtar që raporti aso kohe për sulmin ndaj Jasharajt, tregon se me t’i publikuar pamjet e para nga Prekazi, spektri ndërkombëtar kuptoi se marrëveshja e Dejtonit kishte dështuar për të sjell paqen në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës kishte përfunduar lufta në Bosnje dhe Hercegovinë.

Smith tha se masakra e forcave serbe në Prekaz veç ndikimit të ndezjes së rezistencën kosovare, e njëjta alarmoi edhe ndërkombëtarët.

“Xhirimet ishin shumë dramatike.  Perëndimin në vendin tonë e kishin bindur dhe çështja e Ballkanit kishte përfunduar. Prekazi menjëherë alarmoi. Ishte një sinjal i një ngjarjeje të rëndësishme, pjesë e tri masakrave që janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet e konfliktit në Kosovë”, tha tutje gazetari Smith në Politiko.

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024