Lajme
Gazetari i tha se i humbi zgjedhjet, Trumpi nervozohet dhe çohet nga intervista
Demokracia
13:04 | 21 Prill 2022

Share:

Gazetari anglez, Piers Morgan ka realizuar një intervistë me ish-presidentin Donald Trump e cila do të shfaqet e plotë të hënën. Por një sekuencë përmbledhëse 30 sekondëshe e intervistës që duket mjaft e tensionuar është publikuar, ku presidenti amerikan për një moment çohet nga intervista.

Trump i nervozuar me pohimin e gazetarit Morgan se ai i ka humbur zgjedhjet e vitit 2020 e quan atë “budalla”.

“Ishin zgjedhje të lira dhe fer dhe ju humbët”, thotë gazetari.

“Vetëm një budalla do ta mendonte këtë”, ia kthen Trump.

Të ngjashme