Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar fanellat e “Dardanëve” për ciklin eliminator të Kupës së Botës 2022.
Për këto fanella, FFK-ja ka bashkëpunuar me kompaninë nga Zvicra, “Fourteen”, shkruan Demokracia.com.
Ngjyrat bazë si gjithmonë janë të kaltërta dhe të bardha.
Kurse, ngjyra e zezë është opsion i tretë.
Për fanellat e reja të Kosovës ka reaguar edhe gazetari nga Spanja, Nacho Rivarola.
Ai i ka vlerësuar lartë fanellat e “Dardanëve”.
“‘Madje, edhe fenalla e Kosovës është më e bukur…”, ka shkruar Rivarola, gazetar në “ESPN”. /Demokracia.com
Hasta la camiseta de Kosovo es más linda… pic.twitter.com/E9CiPl8TSH
— Nacho Rivarola (@nachorivarolaok) March 23, 2021