Lajme
Gazetari i njohur publikon dokumentin: Martin Berishaj, 33 vite në rrenë e në hajni
Demokracia
16:32 | 26 Janar 2023

Share:

Gazetari e shkrimtari, Salih Kabashi, i është drejtuar me akuza të rënda ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, ku ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në një ndër skandalet më të mëdha financiare në Ballkan.

Përmes një një postimi në Facebook, Kabashi ka publikuar një pjesë të deklaratës së Berishajt më 13 janar 1989, ku sipas tij, ai në kundërshtim me tezat e argumentet lidhur me shtypjen e Kosovës nga Serbia vuri përballë deklaratën më çmendurake dhe më proserbe të mundshme, atë mbi emancipimim e kalimin me domosdo të shqiptarëve nga shqiptarësia në jugosllavizëm.

“STAZH I GJATË 33 vjeçar në rrenë e në hajni i një Martini që s’mund të jetë as Berishë, as Shqiptar…
Kam qenë pjesëmarrës e dëshmitar kur më 13 janar 1989 Martin Shkavelli paturpësisht e tradhtisht, në kundërshtim me tezat e argumentet lidhur me shtypjen e Kosovës nga Serbia, të shprehura përmes madhështive intelektuale si Branko Horvat, Fehmi Agani, Gani Bobi, Hivzi Islami, Rexhep Ismaili, Jasha Zllobec… në Tryezën Kosova – Serbia- Jugosllavia, të organizuar nga Slavko Gaber e Toni Kuzmançiq të mbajtur në Cankarjev Dom të Lubjanës, iu vuri përballë deklaratën më çmendurake dhe më proserbe të mundshme, atë mbi emancipimim e kalimin me domosdo të shqiptarëve nga shqiptarësia në jugosllavizëm…”

Deklarata e Martin Berishajt më 13 janar 1989:

“Martin Berishaj: Unë do të kthehesha në një problem që mua më duket shumë qenësor. Ky është problemi i emancipimit të shqiptarëve në Jugosllavi, i cili sipas mendimit tim mund të paraqesë një element të vërtetimit të legjitimitetit të tyre në vetë Jugosllavinë dhe ngul këmbë se ai emancipim politik domosdo duhet të nënkuptojë emancipim të shqiptarësisë nga jugosllavizmi.”

Postimi i plotë:

Të ngjashme