Lajme
Gazetari i Al Jazeera: Mjekët po luftojnë për t’u shpëtuar jetën kosovarëve që u aksidentuan
Demokracia
13:26 | 25 Korrik 2021

Share:

Mjekët në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë duke luftuar që t’u shpëtojnë jetën të plagosurve rëndë në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm kur një autobus që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë, doli nga rruga.

Gazetari i Al Jazeera nga ky spital ka thënë se mjekët janë duke luftuar që t’i shpëtojnë personat që janë në gjendje të rëndë, përcjell Demokracia.com.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një komunikatë për media pas aksidentit të rëndë në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë.

MPJD përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se 44 bashkëatdhetarë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Slavonski Brod, ku 15 prej tyre janë me lëndime më të rënda, përcjell Demokracia.com.

Vlen të përmendet se njëri nga viktimat është edhe shoferi i autobusit.

Autobusi i kompanisë nga Kosova kishte vetëm dy shoferë, njëri prej tyre, është shoqëruar për në stacionin e Policisë./Demokraica.com/

 

Të ngjashme