Lajme
Gazetari Cani: Pretendimet e Prokurorisë nuk kanë të bëjnë me krime lufte
Demokracia
21:22 | 03 Prill 2023

Share:

Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, gazetari Bahri Cani ka deklaruar se sot nuk ka parë parë asgjë të papritur.

“Mua me kanë befasuar pretendimet e prokurorisë për shkak shumë pak ato pretendime kanë të bëjnë më krimet e luftës, me shumë kishte të bënte me nderluftime të brendshme politike”, tha Cani.

Sipas tij prokuroria do të këtë të vështirë që të argumentojë pohimet e tyre dhe mbetet të shihet çfarë argumentesh dhe dëshmitarësh do të paraqes prokuroria.

“Do të jetë shumë e vështirë që prokuroria të sjell dëshmi nëse bazohet vetëm në komunikata të UÇK-së”, tha Cani.

Të ngjashme