Lajme
Ahmeti për Prokurorinë Speciale: 12 vjet hetime dhe shpenzime të parasë evropiane për të treguar si ka funksionuar LPK e UÇK
Demokracia
11:32 | 03 Prill 2023

Share:

Gazetari Arben Ahmeti sot pas nisjes së gjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se teksa ka dëgjuar deklaratat  e prokurorëve të Speciales, e ka kuptuar pse është stërvonuar ky proces.

Sipas tij, Prokurorisë Speciale iu paskan dashur 12 vjet hetime për të treguar si ka funksionuar Lëvizja Popullore e Kosovës dhe UÇK-ja.

“Derisa po e degjoj prokurorine, po e kuptoj pse kane qene te interesuar qe te stervonohet fillimi i ketij gjykimi. 12 vjet hetime, dhe prokuroria na tregon se si ka funksionu LPK dhe UCK.
12 vjet hetime dhe para te shpenzuara te taksapaguesve evropiane per te provu me deshmu qe rezistenca ndaj Serbise nder dekada ka qene ndermarrje kriminale. #zhgenjim”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme