Lajme
Gazetarët ukrainasë ndjekin nga afër seancën e Kuvendit të Kosovës
Demokracia
11:38 | 19 Janar 2023

Share:

Tetë gazetarët ukrainasë sot po e përcjellin nga afër seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

E prezenca e tyre në sallë u përshëndet me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se këta gazetarë po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit gazetarët rezident.

Ajo tha se si Kuvend dhe Kosova si shtet, ka qenë përkrah shteti të Ukrainës dhe kjo mbështetje do të vazhdojë tutje.

Të ngjashme