Lajme
Gazetarët ukrainas përqafohen me njëri-tjetrin në Prishtinë
Demokracia
17:33 | 22 Maj 2022

Share:

Dy gazetarë ukrainas, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, kanë arritur sot në Prishtinë. Ata do të mund ta ushtrojnë profesionin e tyre nga distanca, pas shpërthimit të luftës në vendin e tyre.

Kryetari i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka publikuar në Twitter një fotografi të tre gazetarëve ukrainas që u takuan me njëri-tjetrin.

“Liudmyla tani ka 2 miq gazetarë ukrainas në Kosovë pasi Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh mbërritën në Prishtinë”, ka shkruar Rexha, duke shtuar se “ata do të punojnë që këtu për mediat e tyre”.

Më 17 prill, autoritetet e Kosovës kanë mirëpritur Lyudmila Makeyn, gazetaren e parë ukrainase që arriti në Prishtinë.

Të tre gazetarët qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët me Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”

Të ngjashme