Gazetarët në Afganistan thonë se janë rrahur, ndaluar dhe fshikulluar nga talebanët kur u përpoqën të mbulonin protestat në vend.
Fotografitë që po qarkullojnë në internet tregojnë dy gazetarë nga gazeta Etilaatroz, me mavijosje pas arrestimit të tyre në kryeqytetin Kabul, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Njëri prej tyre, Taqi Daryabi, i tha BBC -së se ai ishte dërguar në një stacion policie të rrethit ku ishte rrahur dhe goditur.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) iu ka bërë thirrje talebanëve që të lejojnë mediet të veprojnë lirshëm.
Fotografi i Etilaatroz, Nematullah Naqdi dhe reporteri Taqi Daryabi u arrestuan të mërkurën në një protestë në Kabul.
Të mërkurën, ekipi i BBC gjithashtu u pengua nga xhirimet.
Më pas, ata u dërguan në një stacion policie në Kabul, ku thonë se u rrahën me shkopinj, kabllo elektrike dhe kamxhik. Disa orë më vonë, ata u liruan nga talebanët, pa asnjë shpjegim.
“Njëri prej talebanëve më vuri këmbën në kokë, më shtypi fytyrën ndaj betonit. Më goditën në kokë…. Mendova se do të më vrisnin”, tha Naqdi për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai pyeti pse po e rrihnin, derisa ata i kthyen: “Ti je me fat që nuk të është prerë koka”./Demokracia.com/