Lajme
Gazetarët e pyesin Donika Gërvallën për kritikat që ia bëri Vlora Çitaku, kështu përgjigjet ajo
Demokracia
14:51 | 15 Korrik 2021

Share:

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla mori shumë kritika për një deklaratë të saj, ku tha se nuk duhet të fajësohet Evropa për gabimet e Kosovës. Lidhur me këtë, i reagoi edhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Për këtë kritikë që ja bëri Çitaku, gazetarët e pyetën sot Gërvallën gjatë një vizitë që e pati kjo e fundit në Aeroportin e Prishtinës, raporton Demokracia.com.

Megjithatë, Gërvalla nuk ka pranuar të përgjigjet, derisa thotë se deklaratat e saj janë shtrembëruar.

“Kam ardhur në Aeroportin e Prishtinës për t’i uruar mirëseardhje mërgatës, që do të jetë e pranishme gjatë kësaj vere. Pyetjet e natyrës politike, t’i shtroni aty ka e kanë vendin. Për cilat deklarata e keni fjalën, për ato që kam thënë unë, apo për ato që shtrembërohen”, ka thënë ajo, përcjell Demokracia.com.

Ndryshe, Gërvalla edhe në një reagim ditë më parë, tha se deklaratat e saj po shtrembërohen në raportimin e mediave.

Për këtë paraqitje, ajo ka marrë shumë kritika, derisa i është kërkuar edhe dorëheqja nga posti i Ministres së Punëve të Jashtme./Demokracia.com/

Të ngjashme