Sport
Gazeta zvicerane: Rrnoftë Granit Xhaka!
Demokracia
14:37 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Kapiteni i Zvicrës, shqiptari Granit Xhaka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat helvetike pas ndeshjes me Serbinë.

E përditshmja zvicerane and prestigjioze ‘Sonntags Zeitung’e titullon artikullin kryesor të së dielës, “Lang lebe Granit Xhaka!”, në shqip “Rrnoftë gjatë Granit Xhaka!”

“Edhe një herë ka emocione të mëdha për kapitenin e kombëtares. Zvicra duhet ta shijojë atë – për aq kohë sa të jetë e mundur”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Edhe artikujt tjerë janë rreth suksesit të Zvicrës pas fitores ndaj Serbisë, me theks të veçantë për dyshen Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Zvicra e mposhti 2:3 Serbinë në ndeshjen vendimtare të Grupit G, me Xherdan Shaqirin që realizoi golin e parë./Demokracia.com/

Të ngjashme