Sport
Gazeta spanjolle “SPORT”: Spanja nuk do të shkaktojë incidente në ndeshjen ndaj Kosovën
Demokracia
16:13 | 30 Mars 2021

Share:

Spanja do të përballet me Kosovën në “La Cartuja” në Sevilla të mërkurën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kjo ndeshje padyshim se ka edhe disa “telashe diplomatike”, shkruan Demokracia.com.

Është ndeshja e parë mes Spanjës dhe Kosovës, por që do të luhet “normalisht” si çdo ndeshje tjetër pavarësisht se qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kosova është anëtare e FIFA-së që prej vitit 2016 dhe mund të luajë në kompeticione zyrtare.

Pavaria e Kosovës u shpall në vitin 2008 pas mbështetjes së fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta spanjolle “SPORT” raporton se pavarësisht se Spanja nuk e njeh Kosovën, Federata e Futbollit të Spanjës do ta trajtojë Kosovën sikur shtetet tjera.

Gjithashtu, federata spanjolle do ta lansojë himnin spanjoll për t’i shmangur momentet kontraverse. /Demokracia.com

Të ngjashme