Sport
Gazeta spanjolle “AS”: Kosova kërcënon të mos luajë ndaj Spanjës
Demokracia
22:29 | 09 Mars 2021

Share:

Pas “Marca”, edhe gazeta tjetër prestigjioze nga Spanja, “AS” ka shkruar në lidhje me reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shkrimi i FFK-së erdhi si reagim ndaj Federatës Së Futbollit të Spanjës, e cila iu referuar Kosovës si “territor” dhe jo si shtet, shkruan Demokracia.com.

“AS” shkruan se Kosova ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër Federatës Spanjolle të Futbollit, në të cilën kërcënon të mos luajë ndeshjet elimintore për Kupën Botërore të Katarit.

Krejt kjo vjen pas një reagimi të publikuar nga llogaria zyrtare e Kombëtares së Spanjës në të cilën ata i referohen Kosovës si “territori i Kosovës”, në prezantimin e ndeshjes që parashikohet të luhet më 31 në Sevilla.

“Të ballafaquar me një situatë të tillë, ata paralajmërojnë se do të luajnë ndeshjet vetëm nëse lejohet një prezantim me himnin kombëtar dhe flamurin, siç përcaktohet nga rregulloret e UEFA-s. Përveç kësaj, ata theksojnë në shënimin e botuar në faqen e tyre të internetit se kanë vendosur kontakte me organin e kryesuar nga Luis Rubiales për një korrigjim të shpejtë“, thuhet në shkrimin e “AS”. /Demokracia.com

Të ngjashme