Lajme
Gazeta franceze: Ora policore në Kosovë në përgjigje të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus
Demokracia
12:06 | 03 Shtator 2021

Share:

Qeveria e Kosovës gjatë të shtunës mori vendim që nga e hëna të hyjnë në fuqi një sërë masash anti-COVID si mënyrë parandaluese e numrit të madh të të infektuarve nga ky virus.

Gazeta francezë, ‘Le Figaro’ shkruan për vendimet anti-COVID të vënë nga Qeveria e Kosovës pas numri të lartë të të infektuarve nga COVID-19 nga muaji gusht që e arriti shifrën mbi 2 mijë raste brenda 24 orëve.

“Nga 30 gusht (e hënë), vendoset ora policore nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit” hyn në fuqi vendimi tha qeveria në një deklaratë.

Numri i rasteve të reja ditore të koronavirusit u rrit gjatë gushtit nga disa qindra në fillim në rreth 2,000 raste në ditë deri në fund të muajit.

‘’Kosova, një vend me 1.8 milion banorë, ka regjistruar rreth 140,000 raste të koronavirusit që nga fillimi i epidemisë dhe dënon rreth 2,500 vdekje. Një e katërta e popullsisë është vaksinuar’’, thuhet në artikullin e publikuar nga ‘Le Figaro’, përcjell Demokracia.com

Qeveria gjithashtu ka vendosur të shtyjë për dy javë fillimin e vitit shkollor, të planifikuar për 1 Shtator. Këto masa kanë për qëllim “për të kontrolluar përhapjen e Covid-19”, specifikon më tej qeveria.

“Numri i rasteve në mesin e fëmijëve deri në 9 vjeç është rritur dhe veçanërisht në mesin e atyre të moshës 10 deri në 19 vjeç të cilët (tani) perceptohen si përhapës të virusit,” tha Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Qeveria gjithashtu ka ndaluar tubimet publike, festivalet, koncertet, ekskursionet, dasmat dhe festimet e tjera.

Në kompanitë shtetërore, si dhe në institucionet publike, të gjithë punonjësve do t’u kërkohet, që nga 13 shtatori, të paraqesin ose dëshmi se janë vaksinuar, ose një test negativ, ose një konfirmim se ata janë infektuar, nëse dëshirojnë për të hyrë në këto institucione.

Ashtu si Kosova, edhe vendet e tjera në rajon po shohin një rritje drastike të numrit të infeksioneve. Serbia ka për gati një javë më shumë se 2,000 raste të reja në ditë, Kroacia më shumë se 500.

Të ngjashme