“Për Kiana Kryeziun Lojërat Olimpike në Pekin janë një ëndërr”. Kështu e nis shkrimin gazeta e madhe zvicerane Blick, transmeton Demokracia.com.
Ajo është vetëm 17 vjeçe, por tashmë po bën histori. Kiana Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore. “Një ëndërr bëhet realitet”, thotë e reja, e cila do të garojë në sllallomin gjigant në Pekin.
“Në vendin tim, skijimi po fiton rëndësi të madhe dal nga dalë. Ka plane për pista dhe qendra skijimi”, thotë Kryeziu.
Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vetëm që nga viti 2014. Katër vjet më parë, Albin Tahiri ishte sportist i vetëm në Lojërat Dimërore dhe tani ka një shok skuadre Kianën.
“Kam pasur një fëmijëri të mrekullueshme dhe kam provuar pothuajse në çdo sport. Në not, futboll, patinazh dhe tenis por në ski e kam gjetur vetëm më së miri”, ka thënë Kryeziu për Blick e cila edhe zbulon idhullin e saj.
“Lara Gut-Behrami është idhulli im më i madh. Ajo është gruaja e bashkëvendasit tim Valon Behramit”, thotë Kryeziu. /Demokracia.com