Lajme
Gazeta britanike zbulon se kush pritet të garojë për shefe të NATO-s, parlajmëron veto nga Londra
Demokracia
12:28 | 01 Prill 2023

Share:

Gazeta britanike “The Sun” e thirrur në burime diplomatike raporton se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen do të garojë për të qenë shefe e re e NATO-s.

Ajo do t’i futet garës për ta marrë pozitën e Sekretares së NATO-s në tetor, edhe përkundër se misioni i saj si shefe e Komisionit të BE-së përfundon vitin e ardhshëm.

Sipas “The Sun” ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, megjithatë, do të përballet me një betejë të vështirë për të fituar pozitën, shkruan Express.

Gazeta britanike raporton se ka të ngjarë që Britania e Madhe të mos e përkrah kandidaturën e Von Der Lyen, si pasojë e punës së saj jo të mirë në krye të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Derisa theksojnë se  Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace është në garë për të qenë Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s nga Britania pas 20 vjetësh.

Të ngjashme