Sport
Gavi e vë në “siklet”  Shaqirin e Xhakën me këtë lëvizje
Demokracia
11:41 | 10 Qershor 2022

Share:

Zvicra vazhdon të ketë një paraqitje zhgënjyese në ligën e kombeve, derisa dy yjet e saj Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka nuk është se po kalojnë momentet më të mira.

Mbrëmë ata janë parë në një situatë të sikletshme gjatë ndeshjes Zvicër – Spanjë 0:1, që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Demokracia.com.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënuar në minutën e 13-të nga Pablo Sarabia.

Super talenti spanjoll, mesfushori i Barcelonës, Gavi prodhoi një moment magjik gjatë një aksioni në të cilin e kishte kundërshtarë Shaqirin dhe Xhakën.

Ai e kaloi bukur Xherdan Shaqirin në një moment, por Xhaka me përvojën e tij nuk lejoi që Gavi të vazhdojë tutje me driblimet e tij, duke e ndaluar në mënyrë jo të rregullt. /Demokracia.com

https://twitter.com/i/status/1534982000549019648

Të ngjashme