Sport
Gattuso nuk njeh limite, trajneri italian nuk i lejon lojtarët e tij të pushojnë
Demokracia
16:36 | 09 Korrik 2022

Share:

Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe i Milanit, Gennaro Gattuso, ka marrë rolin e trajnerit te skuadra e Valencias. Italiani ka nisur menjëherë nga puna dhe duket se nuk kërkon pushim as nga lojtarët.

Në një video të shpërndarë në rrjet, shikohet se në seancën e parë të stërvitjes, Gattuso nuk i ka lejuar lojtarët e tij që të pushojnë.

Gjatë stërvitjes shumë lojtarë kanë ndaluar një moment dhe janë shtrirë në fushë, por po në atë moment tekniku 44-vjeçar ka shkuar dhe i ka ngritur në këmbë që të mos ndalojnë.

Duket se Gatusso nuk kërkon që të humbasë vigjilencën përpara fillimit të kampionatit dhe kërkon që ta rikthejë Valencian dhe një herë në majat e futbollit spanjoll.

Të ngjashme