Sport
Gattuso largohet nga Napoli, ky trajner pritet ta zëvendësojnë atë
Demokracia
17:53 | 02 Shkurt 2021

Share:

Trajneri italian Gennaro Gattuso, nuk e ka gjatë punën tek Napoli dhe ai tashmë cilësohet i larguar nga bankina e skuadrës, transmeton “Demokracia.com”.

Akuzat e tij në adresë të klubit pas përfundim të ndeshjes ndaj Parmës, ishin sinjale të qartë se ai po kalon momentet e fundit në ekipin napolitan.

Presidenti i Napolit De Laurentiis, sipas mediave italiane është duke menduar për dy alternativa dhe nuk e ka ndërmend t’ia zgjasë kontratën Gattusos e cila përfundon gjatë kësaj vere.

Trajneri spanjolli Rafael Benitez, duket shumë i pëlqyer nga De Laurentiis, por nuk mungon as emri i italianit Maurizio Sarri.

Njëri nga këta pritet ta zëvendësojnë Gattuson te Napoli. /Demokracia.com

Të ngjashme