Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është dukur i papërmbajtur në konferencën për shtyp pas fitores që Napoli e shënoi mbrëmë ndaj Parmas me rezultat 2:0.
Ai ka kritikuar mediet për presionin e madh që po i bëjnë.
“Këtu më kanë masakruar çdo ditë, është një gjë anormale. Kaq shumë sulme, kaq shumë ofendime! Nuk punohet kështu, duhet seriozitet. Ka tifozë të tastierës, të cilët janë kundër meje, por sulmet erdhën edhe nga njerëz që janë këtu prej shumë vitesh. A ka lidhje klub me këto sulme? Gjykojeni vetë, unë po hesht. Por kjo është e vështirë.
Unë nuk lexoj, por për lojtarët disa gjëra mbeten. Dua të punoj seriozisht, kështu është e pamundur”, ka thënë Gattuso i cili e pranon se edhe raportet me presidentin De Laurentiis kanë nisur të ftohen. /Demokracia.com