Valencia është afër njoftimit për zyrtarimin e kontratës me Genaro Gattusos si trajner i ri i skuadrës së ‘Mestallas’.
Cub Radio ka pranuar se italiani është në Singapor, duke planifikuar ekipin e ardhshëm me presidentin Peter Lim.
Trajneri i ri italian i klubit të Valencias do të zëvendësonte José Bordalás, i cili nuk i ka mbushur dot dy vitet, që kishte nënshkruar dhe tani klubi do të duhet ta kompensojë me 700 mijë euro për prishjen e njëanshme të kontratës, e cila do të vijonte edhe një sezon.
Ajo që bën kurioze ngjarjen, është fakti se trajneri Bordalás nuk ka marrë asnjë lajm se do të shkarkohet dhe as ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë radioja zyrtare pranë klubit tashmë e merrte si të mirëqenë ardhjen e Gattusos, duke pritur thjesht të bëjë njoftimin zyrtar.
Sakaq bëhet me dije se Gattuso ka udhëtuar drejt Singaporit për t’u takuar me pronarin dhe për të shpjeguar planin për të ardhmen, i cili përfshin shitje masive dhe pastrimin e llogarive të entitetit.
Italiani ka vendosur të pranojë propozimin dhe do të nënshkruajë dy sezone plus një opsional.
Figura e agjentit Mendes, pas disa vitesh qëndrimi larg nga klubi, ka qenë çelësi për këtë marrëveshje të re.