Sport
Gati për klasiken e futbollit kosovar, lojtarët e Dritës dhe Prishtinës dalin në fushë për ngrohje
Demokracia
13:20 | 20 Mars 2022

Share:

Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes që në zhargonin kosovar njihet si klasikja e futbollit kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.

Futbollistët e dy skuadrave kanë dalur në fushë për të kryer ngrohjet e fundit para sfidës, raporton Demokracia.com.

Në një mot me diell në Gjilan edhe futbollistët duket se janë të gatshëm të ndeshen për tri pikë.

Ndryshe, kjo sfidë nis nga ora 13:30 dhe i takon javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar. /Demokracia.com/

Të ngjashme