Lajme
Gati gjithçka e djegur, pamje dramatike nga zjarret në Kroaci
Demokracia
11:14 | 15 Korrik 2023

Share:

Në media është publikuar një video dramatike nga reagimi i djeshëm emergjent ndaj një zjarri të madh në afërsi të Shibenikut në Kroaci.

Në pamje shihet automjeti i zjarrfikësve duke kaluar me shpejtësi mes tymit dhe flakëve.

Zjarri ka rënë pak pas orës 11 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe më shumë se 150 zjarrfikës me 51 automjete kanë qenë në shërbim gjatë gjithë natës duke pastruar zonën.  Sipërfaqja aktuale e vlerësuar e zjarrit është rreth 600 hektarë.

Sipas vlerësimeve të para dëmet janë të mëdha.

Shumë makina u dogjën, ndërsa zjarri përfshiu edhe disa shtëpi. Një seri e tërë ndërtesash të ndryshme u dogjën gjithashtu.

Të ngjashme