Këtë të enjte specializantët në QKUK do të protestojnë lidhur me mos pagesat e për kujdestaritë 24 orëshe, të vikendeve dhe ditëve të festive.
Por një hulumtim i realizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës mbi kënaqshmërinë e specializantëve me shkollimin specialistik në QKUK, vë në pah se nga 256 specializantë të anketuar, shumica prej tyre nuk janë të gatshëm të punojnë të pavarur nga mentori i tyre.
“14.8% e specializantëve janë shprehur se nuk janë aspak të gatshëm të punojnë të pavarur nga mentori i tyre ndërsa 9.4% janë përgjigjur se janë shumë të gatshëm të punojnë të pavarur nga mentori i tyre” thotë anketimi i realizuar OMK.
Ky hulumtim nxjerr në pah se rreth 34.4% e specializantëve vlerësojnë që planprogrami nuk është përmbushur aspak.
Ndërsa 19.5% e të anketuarve në këtë hulumtim kanë vlerësuar që planprogrami është përmbushur plotësisht.
Specializantët janë të pakënaqur edhe me ligjëratat gjatë shkollimit specialistik.
Në pyetjen se a janë mbajtur ligjërata në kuadër të shkollimit specialistik, 17.2% e respondentëve janë përgjigjur me PO, ndërsa 82.8% me JO.
49.6% e respondentëve janë përgjigjur se mbajnë konsultime me mentorin e tyre, ndërsa 50.4% janë përgjigjur me JO.
Rreth 28.1% e specializantëve i kanë dhënë notën 1 angazhimit të mentorit të tyre ndërsa 25.8% e kanë vlerësuar mentorin e tyre me notën 5 .
“Kënaqshmëri më të ulët me angazhimin e mentorit patën specializantët e gjinekologjisë dhe pediatrisë, ndërsa kënaqshmëri më të lartë kishin specializantët e dermatologjisë dhe anesteziologjisë” thotë kjo anketë.
18.8% e specializantëve nuk janë të kënaqur me mësimin praktik ndërsa 25.8% u shprehën se janë të kënaqur.
Sipas anketimit ‘më pak të kënaqur me mësimin praktik dolën të jenë specializantët e dermatologjisë dhe pediatrisë, ndërsa më të kënaqur ishin specializantët e anesteziologjisë dhe gjinekologjisë”.
Pjesa më e madhe e specializantëve janë të pakënaqur me punës në QKUK.
“30.5% e specializantëve , pjesa më e madhe nuk janë aspak të kënaqur me kushtet e punës ndërsa 11.7% janë shumë të kënaqur. 64.1% e specializantëve vlerësuar mësimin praktik si pikën e tyre të forte, 13.3% kanë menduar se mësimi teorik është pika më e forte, 3.9% kanë vlerësuar kushtet e punës, dhe 7.8% janë përgjigjur se pika më e forte ka qenë mentori e tyre, dhe 10.9% kanë thënë se të tjera elemente janë pika më të forta” thotë ky hulumtim.