Lajme
Gastronomët takohen me guvernatorin e Bankës Qendrore
Demokracia
16:34 | 26 Janar 2021

Share:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me përfqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.

Mehmeti ka njoftuar se që nga shpërthimi i pandemis, BQK-ja ka qenë e angazhuar që të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar, shkruan Demokracia.com

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve, shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore,  si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.

Tutje Guvernatori Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet dhe shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar./Demokracia.com

Të ngjashme