Lajme
Gastronomët protestë të hënën, kërkojnë faljen e dënimeve
Demokracia
16:50 | 03 Mars 2021

Share:

Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e gastronomëve të Kosovës në një konferencë për media tha se sot kanë mbajtur një mbledhje emergjente, për kundërshtimin e masave antiCOVID-19.

“Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, është si pasojë e fushatës zgjedhore nga partitë politike dhe gastronomët nuk janë fajtorë. Kanë mbyllur sallat për dasma, dhe i kanë hapur vetë në fushatë për kalkulime politike”, tha ai.

Kllokoqi tha se të hënën do të mbajnë një marsh në sheshin “Nënë Tereza”, me kërkesat për faljen e dënimeve dhe kundërshtimin e masave antiCOVID, si dhe kompensimin e pagave dhe qirave.

Të ngjashme