Lajme
Gastronomët gjermanë kërkojnë lehtësimin e vizave për punëtorët nga Ballkani Perëndimor
Demokracia
13:16 | 01 Korrik 2022

Share:

Pas industrisë së aviacionit, edhe ajo e gastronomisë në Gjermani po kërkon nga qeveria lehtësimin e rregullave të imigrimit për stafin nga jashtë, veçanërisht për punëtorët nga Ballkani Perëndimor – përfshirë këtu edhe ata nga Kosova.

Mungesa e stafit i ka shkaktuar probleme të konsiderueshme industrinë së hotelerisë në Gjermani, raporton AFP-ja të premten, transmeton Paparaci.

“Tani kemi nevojë për masa të shpejta dhe pragmatike për të rekrutuar punëtorë”, tha Guido Zollick, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë dhe Gastronomisë.

Zollick tha se është “thelbësore” të thjeshtohen procedurat e vizave dhe të krijohen opsione të reja ligjore për migrimin e punëtorëve.

“Ka edhe shumë punëtorë në vendet e Ballkanit Perëndimor që do të donin të punonin në hotele dhe restorante në Gjermani”, tha ai.

Ai ka kërkuar që të ndryshohet rregullorja e qeverisë gjermane dhe të zgjerohen kapacitetet për migrimin e punëtorëve të huaj nga Ballkani Perëndimor.

Aktualisht, sipas një rregulloreje të qeverisë gjermane, deri në 25,000 shtetas nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia mund të shkojnë në Gjermani dhe të punojnë atje çdo vit.

Të ngjashme