Lajme
Gastroenterologu sqaron pse është vështirë të gjendet shkaktari i helmimit në Deçan
Demokracia
20:47 | 14 Korrik 2021

Share:

Gastroenterologu Visar Berisha, ka sqaruar se përse eksperet e kanë të vështirë të zbulojnë shkaktarin e helmimit masivë në komunën e Deçanit.

Berisha ka sqaruar se në rast se shkaktar ka qenë uji i kontaminuar nga faktorët biologjikë koha e vetpastrimit të ujit të rrjedhshëm është e shpejt, prandaj sipas tij, jane veshtirë të kapshëm.

“Pse nuk eshte e lehte te dihet shkaktari i emergjences mjekesore ne Decan?! Sepse eshte veshtire i identifikueshem.Nese ka qene uji i kontaminuar nga faktore biologjikë (bakterie apo virusë) koha e vetpastrimit te ujit te rrjedheshem eshte e shpejt, prandaj jane veshtire te kapshem (nese nuk po flasim per nje burim permanent te infeksionit); Po ashtu, edhe mostrat e fecesit jo shpesh japin rezultate te prituna; koha e paraqitjes te mjeku, trajtimi paraprak me antibiotikë etj)”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Ai më tej sqaron se ky lloj helmimi mund të jetë bartur jo vetëm përmes ujit, por edhe nga prekja me duar dhe ushqimi, që sipas tij, kjo është aryseja pse disa që nuk kanë konsumuar ujin e njejtë kanë simptoma helmimi.

“Linde pyetja, pse dikush ka e dikush jo simptome? Sepse ka njerez me barriere antibakteriale e antivirusale me te forte se tjeret.Pse kane simptome disa qe nuk kane konsumuar ujin e njejte? Sepse nuk eshte vetem uji burim, por edhe prekja me duar, ushqimi, te ushqyerit e perbashket..”, shkruan ai.

Gastroenterologu thotë se nëse helmimi ka shkaktuar infeksion bakterial, do të lokalizohet me shpejt dhe nëse është virale, duhet te presim.

“Pse nuk duket se po flasim per helmimi me agjentë jo biologjike? Sepse simptomatologjia do te duhej te ishte sistemike, qe preke edhe sisteme tjera te organizmit (sis. nervor, psh.)

Sa mund te zgjase? Nese po flasim per infeksion bakterial, do te lokalizohet me shpejt. Nese eshte virale, duhet te presim…”, ka qaruar ai.

Kujtojmë se deri më tani në Deçan janë raportuar mbi 1500 qytetarë me simptoma helmimi dhe deri tani nuk dihet shkaktari i sakt.

Të ngjashme