Lajme
Gashi: U pa që opozita pati të drejtë të pakontestueshme për formimin e komisionit, pas pak do të votohet
Demokracia
15:06 | 05 Maj 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se opozita qysh prej fillimit kishte të drejtë për themelimin e Komisionit Parlamentar Hetimor.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se edhe në mbledhjen e Kryesisë u dakordua që opozita kishte të drejtë dhe kjo është e pakontestueshme, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT| Dorëzohet LVV-ja, formohet komisioni hetimor për energjinë

Gashi ka thënë se në vazhdimin e seancës plenare që do të fillojë pas pak do të hedhen në votim të dy komisionet, edhe ai i propozuar nga opozita, por edhe ai i pushtetit.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Abelard Tahiri e falënderon “LIVE” Glauk Konjufcën, thotë se u tregua korrekt

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam që e drejta e opozitës është e pakontestueshme, në këtë rast kërkesa për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar do të realizohet e po ashtu siç kam ofruar në emër të LDK-së, jam i hapur që të përkrahim edhe propozimin e Komisionit Hetimor nga radhët e pushtetit. Pra ka një pajtim, që do të formohen dy komisione hetimore parlamentare dhe Kuvendi do t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj që ka marrë fund edhe Kuvendi duhet të hyj në punën e vet normale në mënyre që të marrim vendime, të nxjerrim ligje dhe të kryejmë funksionet tona kushtetuese dhe politike. Po do të votohet sot në seancë. Pra pritet që pas pak që të votohen komisionet parlamentare”, deklaroi Gashi. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025