Lajme
Gashi: Së shpejti Obiliqi me Ndërmarrje Publike Lokale
Demokracia
18:54 | 23 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Obiliqit së shpejti do të bëhet me Ndërmarrje Publike.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se së shpejti kjo komunë do të bëhet me Ndërmarrje Publike.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gashi ka bërë të ditur se kërkesa e tyre për Ndërmarrjen Publike Lokale “Kastrioti”, SH.A., tashmë është drejt finalizimit falë mbështetjes dhe angazhimit të ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj dhe atij të Industrisë dhe Tregtisë, Arban Abrashi, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Së shpejti Obiliqi me Ndërmarrje Publike Lokale

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ishte sot pjesë e takimit të Komisionit të Ministrave për Ndërmarrje Publike, në të cilin nën udhëheqjen e ministrit të MEA-së z.Muharrem Nitaj, u shqyrtua kërkesa e komunës së Obiliqit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” SH.A.

Kjo kërkesë për themelimin e NPL “Kastrioti” SH.A, ndërmarrje kjo që do të merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet, nga ana e KMNP-së u aprovua dhe kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi ka prezantuar para KMNP-së idenë e themelimit të kësaj ndërmarrje dhe rëndësinë që ka për komunën e Obiliqit dhe qytetarët e saj, po ashtu ai ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të ministrit të MEA-së z.Muharrem Nitaj si dhe ministrin e MIT-së z.Arban Abrashi, përfaqësues nga ministria e MF-së, MIT-së, MTI-së dhe MEA-së. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/XhaferGashiPerKuvend/posts/5157223374350965

 

 

 

Të ngjashme