Lajme
Gashi: S’do të ketë seanca normale as vend normal pa u hequr masat e BE-së
Demokracia
13:04 | 03 Korrik 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit si protestë ndaj situatës aktuale në vend dhe masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se “nuk mund të këtë situatë normale në vend pa u hequr sanksionet ndaj Kosovës”.

“LDK nuk marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet tashmë të konfirmuara nga zëdhënësi i BE-së dhe poashtu nga kryeministri i Kosovës. Konsiderojmë është e pamundur të sillemi në mënyrë normale, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk do të ketë seanca normale dhe vend normal për pa u hequr sanksionet ndaj Kosovës”, ka thënë Gashi.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit ishte e paraparë që të mbahej sot, mirëpo mbajtja e saj ka dështuar për shkak të refuzimit të nënkryetarit të LDK-së, Kujtim Shala për të marrë pjesë.

Të ngjashme