Lajme
Gashi për (pa) mundësinë e një mocionin të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti: Mezi i bëjmë 41 vota
Demokracia
21:43 | 26 Shkurt 2024

Share:

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi nëë emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me inicimin e një mocioni mosbesimi kundër qeverisë aktuale.

Ai u shpreh se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, për arsye se siç tha ai, ai mocion duhet të niset nga të paktën 40 deputetë dhe të përkrahet nga të paktën 61 deputetë.

Gashi u shpreh se opozita mezi i bën 41 vota.

“Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë duhet të niset nga të paktën 40 deputetë dhe të përkrahet nga të paktën 61 deputetë që të konsiderohet mocion procedurial i suksesshëm”.

“Ne e dimë sa vota i kemi, ne mezi i bëjmë 41 vota, total opozita i ka 41 vota. Një tentim i dështuar i mocionit të mosbesimit, e pamundëson një tentim tjetër”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme