Lajme
Gashi: Me zhbllokimin e mjeteve vetanake, vijon puna e rregullt në Kuvendin e Kosovës
Demokracia
18:28 | 24 Maj 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pushteti u zotua të mërkurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Me këtë rast pritet zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave në Kosovë.

Sipas tij, bazuar në këtë hapet rruga realizimit të projekteve të komunave për të mirën e qytetarëve, dhe atë në vlerën prej 37.5 milion eurove.

“Me këtë rast, zotimi i pozitës përkthehet në zotimin tonë për vijimin e punë së rregullt në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për pjesëmarrje në votim”, shkroi ai në Facebook.

“Nga zbatimi i zotimit të pozitës varet edhe puna e rregullt e opozitës në Kuvend”.

Të ngjashme