Analisti Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi që nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pati marrëveshje.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me marrëveshjen për targa, duke shkruar se kjo marrëveshje është e vlefshme veç kur qëron fëstëk.
“Kjo marrëveshja për ‘targa’ në mes Kosovës e Serbisë, e nënshkrume në Bruksel në vitin 2011 përkatësisht 2016, po get është e vlefshme veç kur qëron fëstëk”, ka shkruar Gashi.