Lajme
Gashi: Kurti është jo relevant për të qenë rrezik për Amerikën
Demokracia
13:55 | 07 Korrik 2021

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka folur në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti përgjigje se a do të zbatojë këtë marrëveshje apo jo.

Gashi në seancë tha po ashtu se nëse kryeministri Kurti nuk dëshiron të zbatojë këtë marrëveshje, të ia dërgon një letër presidentit të SHBA-ve dhe le të i tregon që do të tërhiqet nga marrëveshja, raporton Demokracia.com

“Ne nuk e kemi thirr me gjyku se çfarë ka bërë atëherë. Por kryeministrin po e thërrasim në një debat parlamentar me tregu se a don me e zbatu këtë marrëveshje, nëse nuk do me e zbatu është e drejtë e tij. E të ia dërgon një letër presidentit të SHBA-ve dhe le të i tregon që tërheket nga kjo marrëveshje, kaq është nuk ka nevojë as në Kuvend me e pru, sepse nuk është e ratifikuar as në Kuvend. Pra çfarë është në gjendje me bë ky kryeministër”, tha Gashi.

Gashi tha më tej se Kurti e ka obligim kushtetues me tregu se cili është qëndrimi i Qeverisës së Kosovës lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit.

“More të mundohet me lujt me fjalë se po thotë që ai qenka rrezik për Amerikën, nuk është kurfar rreziku për kërkon ai, hiq, ai veç mundet me qenë rrezik i përkohshëm për Kosovën, se as për Kosovën nuk e lajnë me u bo rrezik jo, nuk e lënë dhe nuk e lënë. Nuk mundet me u bo as rrezik për Kosovën, ka qejf, sikur ai mundet me qenë rrezik i madh për Kosovën dhe Amerikën por nuk është hiq për kërkon rrezik ai, bash për kërkon”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme